Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërhyrja në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel përfshin ato strukturore, restaurimin e fasadave dhe riparime të tjera
Nga Julia Vrapi Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, Dibër objekt monument kulture që paraqet probleme strukturore në themele, dëmtime në fasadë apo dhe pjesë të tjera të saj është në proces restaurimi. Punimet për restaurimin këtë kohë po vijojnë në një nga objektet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore, që është shpallur monumente kulture që në vitin 1970. Kisha po i nënshtrohet një procesi restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Punimet sipas IKTK-së përfshijnë ndërhyrje strukturore në themele, restaurimin e fasadave të dëmtuara, riparimin e çarjeve, restaurimin e dyshemesë me pllaka guri dhe ruajtjen e elementeve të vjetra...