Ndalohet 50 vjeçarja në kryeqytet/ Përmes mashtrimit, i mori 36 000 euro një shtetasi

Ndalohet 50 vjeçarja në kryeqytet/ Përmes mashtrimit, i mori 36 000 euro një shtetasi

Një shtetase 50 vjeçare është ndaluar nga Policia e Tiranës, e cila dyshohet se përmes mashtrimit do të blinte një pronë në Tiranë dhe i ka marrë një shtetasi shumën e parave prej 36 000 euro. Njoftimi i policisë: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin bënë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit se do i blinte një pronë në Tiranë i ka marrë 36 000 euro shtetasit M. C.”
Burimi: Sot.com.al