Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA
Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, pas rezultateve historikisht të dobëta të nxënësve danezë në testimin e fundit ndërkombëtar PISA. Sipas deklaratës së qeverisë, ndalimi do të përfshijë telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera me akses në internet, deri në përfundim të klasës së 10-të, si dhe në qendrat e kujdesit pas shkollës. Pas arritjes së një marrëveshjeje me partitë e tjera politike, qeveria pritet të paraqesë një projektligj gjatë seancës aktuale parlamentare. “Fëmijët duhet të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë, pa u shpërqendruar vazhdimisht nga rrjetet sociale, blerjet në internet apo lojërat”, deklaroi ministri i Arsimit, Magnus Heunicke. Qeveria parashikon gjithashtu, që shkollat të detyrohen të përdorin filtra në rrjetet e...
Burimi:
kultplus.com