Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Sandro Mazzola, legjenda e Interit
Sandro Mazzola, simboli i Interit dhe një prej legjendave të futbollit italian, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Mazzola kaloi gjithë karrierën e tij te Interi, me të cilin fitoi katër tituj kampionë në Itali, dy Kupa të Kampionëve dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Në vitin 1965 u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A me 17 gola, ndërsa në vitin 1971 u rendit i dyti në garën për Topin e Artë, pas Johan Cruyff. I njohur me nofkën “Mustaqja”, Mazzola ishte një nga figurat kryesore të Interit të madh të viteve ’60. Me fanellën e kombëtares italiane, ai u bë gjithashtu një prej emrave më të rëndësishëm të futbollit të vendit. Karriera e tij u shoqërua...
Burimi:
kohajone.com