Ndahet nga jeta historiani i njohur Muharrem Dezhgiu
Është ndarë nga jeta prof. dr. Muharrem Dezhgiu, studiues i njohur i Institutit të Historisë dhe një prej emrave të rëndësishëm të historiografisë shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Historisë, i cili shpreh hidhërimin për ndarjen nga jeta të historianit dhe u përcjell ngushëllimet familjarëve të tij. Në njoftimin e saj, Instituti i Historisë vlerëson kontributin e tij në fushën e historiografisë shqiptare dhe përkushtimin ndër vite në studimin e historisë kombëtare. Muharrem Dezhgiu lindi në fshatin Guri i Bardhë, në Mat, më 1 shtator 1944. Gjatë karrierës së tij, ai iu përkushtua studimit dhe shkrimit të historisë kombëtare, duke lënë pas një sërë botimesh dhe studimesh. Ndër veprat e tij janë “Veprimtaria e shtetit të ri të demokracisë popullore (maj-nëntor 1944)”,...
Burimi:
javanews.al