Burimi:
Lajme.al

Ndahen zyrtarisht Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
👁13407
Ditën e sotme, është zgjidhur përfundimisht martesa e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Gjykata civile e Tiranës, gjatë seancës të mbajtur këtë të premte, vendosi për zgjidhjen e martesës së çiftit. Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ishte i pranishëm në seancë. Meta u shoqërua nga qelia e 313 me forcat e Policisë së Burgjeve, drejt gjykatës civile për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ligjor. Ndërkohë, Monika Kryemadhi, nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj....