Naxhije Gashani: Më vjen shpesh në ëndërr

Naxhije Gashani: Më vjen shpesh në ëndërr

Motër, Ti vjen shpeshMë ulesh ëndrrave me atë shikimbojëdielliNuk flet. Nuk ankoheshE re je si atëherë Ti më e plagëta plagë, re që pikon qiellit Të shohTë kundroj mallshëmÇuditem se si fytyrës nuk t’i ra peshae 28 stinëve të vdekuraFlokët e zeza akoma krahëve valë-valë të bienSytë i ke të mbushur plot e përplot mall jete Ti që kurrë s’u bëre për neportret i dhimbjeve të fjetura Desha t’i them ca fjalë por ikeTë të flas se si bërtet kupës së qiellitmungesa joteQëkur vdekja anëpërtej shpoitrupin tënd nusëror Sytë e nanës u bën dy kroje të lotëve Desha të të themSe ne nuk mbetëm të rinj njësoj me tyReshën dimrat e jetës çdo ditë flokëve tanëBabai nxitimthi iku atje diku,ndofta tek ti S’e di në...