NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare. Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës. Cavo Dragone bëri të ditur se NATO ka hartuar rreth 4 mijë faqe me plane për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës. Sipas tij, këto plane mbulojnë skenarë që nga krizat...