NATO në alarm, raporti i frikshëm: Putin po përgatit “mobilizim të heshtur” pas zgjedhjeve në Rusi, mijëra trupa mund të thirren në ushtri
Udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhërojë një rritje të mobilizimit ushtarak dhe të përshkallëzojë sulmet hibride ndaj vendeve të NATO-s pas zgjedhjeve të kësaj fundjave në Rusi. Sipas një raportimi të gazetës britanike “The Telegraph”, burime perëndimore të inteligjencës besojnë se Moska po krijon kushtet administrative për një “mobilizim të heshtur”, që mund të sjellë thirrjen në shërbim të mijëra qytetarëve rusë. “Po shohim përgatitje administrative që do ta bëjnë këtë të mundur, nëse merret vendimi”, tha një burim i inteligjencës për “The Telegraph”. Sipas zyrtarëve perëndimorë të cituar nga gazeta, Putin po përgatitet të rrisë presionin ushtarak ndaj Ukrainës, ndërsa paralelisht mund të shtohen veprimet kundër aleatëve të Kievit në Evropë. Ata vlerësojnë se një mobilizim i...
Burimi:
javanews.al