NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë
Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda, kanë arritur një marrëveshje e cila ia mundëson SHBA-së ta ketë një prani të madhe ushtarake në Grenlandë, ndërsa ua ndalon kundërshtarëve të SHBA-së të ndërtojnë bazat e tyre në ishull, tha të premten vonë presidenti Donald Trump. NATO deklaroi se marrëveshja do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit, ndërsa Trump tha se Danimarka do t’i japë SHBA-së “kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha nevojat e tjera” në këtë territor danez me autonomi. Udhëheqësit e Danimarkës dhe Groenlandës e mirëpritën marrëveshjen, e cila sipas tyre synon “forcimin e sigurisë” dhe pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, por nuk dhanë detaje mbi përmbajtjen e saj. Teksti i marrëveshjes nuk është bërë ende publik. Trump tha në një postim...
Burimi:
syri.net