Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian
Në prag të sfidës së parë zyrtare ndaj Bjellorusisë, përpara mediave doli edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi kuqezi foli për rëndësinë e ndeshjes, pritshmëritë e skuadrës dhe objektivin në këtë start të Ligës së Kombeve. Atmosfera: “Besoj se e kemi gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më tepër kohë sesa në fund të sezonit të kaluar dhe këto ditë na kanë shërbyer për t’u njohur me idetë e trajnerit dhe me lojtarët e rinj. Është një frymë shumë e mirë në Kombëtare. Rikthimi i Etritit është një gjë shumë e mirë dhe do të na japë një dorë.” Transferimi ne Arabi: “Ia kam hapur rrugën Asllanit (qesh). U largova me marrëveshje nga Atalanta, por nga larg nuk duket se çfarë niveli është. Është...
Burimi:
javanews.al