Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Nata Kulturore Epidamn”, performancë artistike në Kullën Veneciane
Aktiviteti “Nata Kulturore Epidamn” e shndërroi Kullën (Torra) Veneciane të Durrësit në një hapësirë ku historia dhe arti u bënë bashkë. “Nata Kulturore Epidamn” i ftoi vizitorët, përfshirë përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, UNOPS, Bashkia Durrës dhe Qendra Muzeore e Durrësit, të përjetonin trashëgiminë e qytetit në një mënyrë unike dhe kreative. Rreth 50 qytetarë ndoqën nga afër projeksionet historike në muret e kullës, artin quilling që rindërtoi Kullën fije pas fije, “Kronikat e Kullës” që i dhanë zë legjendave të qytetit nën tingujt e violonçelit dhe një performancë muzikore që vuri në dialog këngën tradicionale isopolifonike me...