Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nata emocionuese e Man City. Eurogoli i Marmoush, lamtumira e De Bruyne, rikthimi i Rodrit dhe thuajse Champions i siguruar (VIDEO)
👁13230
20 Maj 2025 23:01 Telesport Manchester City ka zhvilluar ndeshjen e fundit në shtëpi mes emocioneve të ndërthurura nga lamtumira e Kevin De Bruyne përpara publikut të tij për shumë vite, eurogolit të Marmoush që do të futet kandidat për “Puskas”, por edhe rikthimit në fushë pas 8 muajsh nga Rodri që ishte dëmtuar në shtator. Sakaq, rezultati final shënoi 3-1 për djemtë e Guardiolas ndaj Bournemouth. Shënuan Marmoush, Bernardo Silva dhe në fund Rico Williams, teksa për miqtë Daniel Jebbison. Ndeshja pati edhe dy të kuq pjesën e dytë me Kovacic dhe më pas Lewis Cook nga miqtë. Me...