Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë

Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë

Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë   Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Dhivrit që prej tre ditësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, pemëtari dhe banesa.   Flakët kanë prekur disa shtëpi dhe kanë shkrumbuar oborret, kopshtet dhe bahçet e dhjetëra familjeve në fshatrat Dhivër, Cerkovicë, Shëndre, Kulurat, Janicat dhe Llapsat. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe sonte është duke avancuar drejt zonave të banuara të Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë.     Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë ndërhyrje serioze dhe angazhim maksimal nga autoritetet për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.   Ndërkohë, përhapja e zjarrit vijon të favorizohet nga temperaturat e larta dhe erërat,...