Nata e tmerrit në Himarë: Pamjet me dron

Nata e tmerrit në Himarë: Pamjet me dron

Këto janë pamjet nga ajri të zonës së Himarës gjatë natës dramatike të përballjes me flakët. Zjarri që përfshiu kodrat pranë lagjes “1 Maji” dhe zonën e By-Pass-it u përhap me shpejtësi, duke rrezikuar zonat e banuara dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas të dhënave të raportuara mëngjesin e sotëm, rreth 50 banesa dhe vila janë prekur nga zjarri, ndërsa 7 banesa janë shkatërruar plotësisht. Gjatë natës, banorët kërkuan ndërhyrje urgjente, ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të largoheshin nga banesat dhe bizneset pranë vatrës së zjarrit. Pamjet me dron tregojnë qartë përmasat e zonës së përfshirë nga flakët dhe dëmet e lëna pas. Kjo është Himara pas natës së zjarrit.