NASA zbulon një krater të ri gjigant në Hënë

NASA zbulon një krater të ri gjigant në Hënë

Një krater i madh dhe relativisht i ri është zbuluar në sipërfaqen e Hënës nga studiues të NASA-s, në një ngjarje që shkencëtarët vlerësojnë se ndodh vetëm rreth një herë në një shekull, ose edhe më rrallë, sipas AP. Krateri, i quajtur “McGetchin”, ka një diametër prej rreth 222 metrash. Sipas NASA-s, ai u krijua me shumë gjasë në pranverën e vitit 2024, kur një asteroid ose kometë u përplas me sipërfaqen hënore. Shkencëtarët vlerësojnë se objekti që shkaktoi përplasjen mund të ketë qenë me madhësinë e një ndërtese tre deri në gjashtëkatëshe. Përplasja ka lënë pas një strukturë shumë të dallueshme në terrenin hënor. Zbulimi u bë nga studiuesi Robert Wagner, i cili analizoi imazhet e marra nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” (LRO) i...