Narkopolicët tentojnë të futen te bizneset private te ‘Parku Rinia’, hasin kundërshtinë e pronarëve
Gjatë përplasjeve në Tiranë, efektivë të policisë kanë tentuar të futen në ambientet e bizneseve private pranë “Parkut Rinia”. Në pamjet e transmetuara live nga SYRI, dallohen pronarët dhe shefat e sigurisë private që kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke mos lejuar hyrjen e forcave të rendit në ambientet e tyre. Ndërkohë që vijon revolta studentore dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë në kryeqytet. Ndërhyrjet në hapësirat private kanë shtuar shqetësimet e qytetarëve për mënyrën se si po menaxhohet situata në terren.
Burimi:
syri.net