“Narko-euro po dëmton turizmin”,Berisha: Çmimet në Shqipëri më të shtrenjta se në BE

“Narko-euro po dëmton turizmin”,Berisha: Çmimet në Shqipëri më të shtrenjta se në BE

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po fshihet pas një krize të thellë në sektorin e turizmit, duke e cilësuar zhvlerësimin e euros si “toksinën e vërtetë të ekonomisë shqiptare”. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pavarësisht propagandës për 10 milionë turistë, Shqipëria këtë vit po përjeton një rënie dramatike të vizitorëve në plazhe, liqene dhe destinacione turistike. Ai akuzoi qeverinë dhe mediat pranë saj për “heshtje mafioze” dhe për fshehje të shkakut të vërtetë që, sipas tij, është forcimi artificial i lekut nga paraja e ardhur nga trafiku i drogës. “Shkaku madhor i kësaj rënie dramatike është narko-euroja! Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit shqiptar. Turisti që më parë me 100 euro blinte një shërbim, sot...