Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
NAREA dhe CEPI: Blerja e shtëpisë së parë po bëhet e vështirë, masa për strehim të përballueshëm
Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI) ka përgatitur një dokument ku u bën thirrje politikëbërësve të Bashkimit Europian, të shteteve anëtare dhe shteteve kandidate të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të trajtuar problemin e përballueshmërisë së strehimit.Pjesë e organizatës është edhe Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA).Anëtarët e CEPI-t shprehin shqetësimin se blerja e një shtëpie po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për blerësit për herë të parë dhe ata me të ardhura më të ulëta.Në disa vende, këto sfida janë veçanërisht të theksuara në zonat urbane me kërkesë të lartë, ku migrimi i brendshëm, emigracioni, tatimet mbi transaksionet dhe barrierat financiare e theksojnë më tej krizën me të cilën përballen individët me të ardhura mesatare që përpiqen të hyjnë...