Napoli-Roma, gola dhe super spektakël. Por në fund nuk ka fitues (video)

Napoli-Roma, gola dhe super spektakël. Por në fund nuk ka fitues (video)

Napoli-Roma, kryesfida e javës së tetë në Serie A, është mbyllur në barazim 3-3, duke dhuruar gola dhe spektakël në “Diego Armando Maradona”. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit, ishte Frank Anguissa që shënoi një gol spektakolar me rroveshatë pranë pikës së penalltisë, duke lënë në vend portierin e Romës, Pierluigi Gollini. Në minutën e 38-të, mbrojtësi i Romës, Mario Hermoso, i shpëtoi mbulimit brenda zonës, por goditja e tij, përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutën e 45-të, Roma i afrohet golit të barazimit me Cristante, por goditja e tij me kokë u devijua pasi preku shtyllën e djathtë. 45-minutat e para mbyllen 1-0 për vendasit. Napoli e nis shumë mirë pjesën...