Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Napoli përshpejton negociatat me De Bruyne, i bën ofertë zyrtare. “Ankandit” tenton t’i bashkohet edhe… Juventusi
👁12206
Në pritje për të kuptuar nëse në fanellën e re do të vendoset stema e kampionit të Italisë për herë të katërt në histori, tifozët e Napolit mund të nisin të ëndërrojnë për të ardhmen falë lëvizjeve në merkato. Presidenti Aurelio De Laurentiis thuhet se ka dhënë “ok”-in për të përshpejtuar tratativat e veshjes me fanellën e kaltër të Kevin De Bruyne, yllit belg që do të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë. Ajo që deri disa javë më parë dukej si një ëndërr merkatoje, me kalimin e ditëve është kthyer në një negociatë të vërtetë, me ofertë...