Nainggolan në telashe, kërkohet burgosja e tij për 2 vite
Ish-mesfushori i Interit, Raxha Naingolan në telashe. Prokuroria e Brukselit i ka kërkuar gjykatës penale dënim me 2 vjet burg për ish-futbollistin e Interit e Romës, i dyshuar për pastrimin e 105 500 euro për llogari të një organizate kriminale. Sipas prokurorisë, çështja ka të bëjë me transportun e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antverpit. Në kuadër të këtij hetimi, Policia Gjyqësore Federale e Brukselit(PJF) kreu 30 kontrolle në fund të muajit janar 2025, kryesisht në provincat e Antverpit dhe Brukselit, por edhe në periferi të Brukselit duke arrestuar 18 persona. Emri i Naingolan është shfaqur në këtë çështje sepse në vetëm pak muaj kishte marrë mbi 100 mijë euro nga Nasr-Eddine Sekaki, vëllai i kriminelit Ashraf Sekaki....
Burimi:
gijotina.com