Nainggolan “hap barkun”: Monchi bëri lojë të dyfishtë, falënderoj Spallettin. Conte ishte i drejtpërdrejtë me mua

Nainggolan “hap barkun”: Monchi bëri lojë të dyfishtë, falënderoj Spallettin. Conte ishte i drejtpërdrejtë me mua

19 Shtator 2026 10:56 Alfred Lleshi Radja Nainggolan ka rrëfyer largimin e tij nga Roma dhe kalimin tek Interi, duke folur për marrëdhëniet me Monchi, Spalletti dhe Conte: “Ishte një zgjedhje e Monchi, drejtorit sportiv, i cili bëri lojë të dyfishtë. Më kërkonte këshilla se si të ndërhynim në merkato, ndërkohë që negocionte për të më shitur. Nga njëra anë e kuptoja logjikën; donte të shpërbënte grupin e krijuar nga Walter Sabatini për të ndërtuar një skuadër sipas ideve të tij. Të njëjtin sistem përdori edhe me Dzeko, të cilin tentoi ta shiste te Chelsea. Ne sapo kishim ardhur nga gjysmëfinalja e Champions League kundër Liverpool-it, ishim skuadër dhe ndienim se mund të rriteshim. Megjithatë…” Për kalimin tek Interi nën drejtimin e Spallettit, belgu tha:...