Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas reagimeve të shkaktuara nga mënyra e ekspozimit të veshjeve të Çerçiz Topullit në Muzeun Historik, në kalanë e Gjirokastrës. Sipas informacionit të bërë publik, në qendër të reagimeve ishte mënyra e paraqitjes së manekinit ku ishin vendosur rrobat e figurës historike. Ekspozimi është konsideruar i papërshtatshëm dhe jo në përputhje me mënyrën e konceptimit të ekspozitës. Pas reagimeve, Hysi i ka paraqitur dorëheqjen kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi. Në deklaratën e tij, Hysi thotë se e merr vendimin me përgjegjësi dhe pranon përgjegjësinë për gabimin, duke theksuar se ai është korrigjuar. “E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për...