Muzeu Lucas i Artit Narrativ hapet në Los Anxhelos me mbi 40 mijë vepra

Muzeu Lucas i Artit Narrativ hapet në Los Anxhelos me mbi 40 mijë vepra

Pas 17 vjetësh përgatitje, George Lucas dhe bashkëshortja e tij, biznesmenia Mellody Hobson, kanë hapur në Los Anxhelos Muzeun Lucas të Artit Narrativ, një institucion i ri kulturor që sjell së bashku më shumë se 40 mijë vepra arti dhe objekte që lidhen me mënyrat e ndryshme të rrëfimit përmes imazhit. Muzeu, i hapur për publikun më 22 shtator, ka kushtuar rreth 1 miliard dollarë dhe zë një ndërtesë prej rreth 27.900 metrash katrorë në Exposition Park të Los Anxhelosit. Lucas e kishte menduar projektin 17 vjet më parë, duke synuar fillimisht ndërtimin e tij në San Francisko dhe Çikago, por të dyja projektet u rrëzuan për shkak të kundërshtimeve lokale. Përfundimisht, Los Anxhelosi i ofroi hapësirën pranë Universitetit të Kalifornisë Jugore, ku Lucas kishte...