Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Muzeu Etnografik Durrës, punimet tradicionale po restaurohen duke ruajtur shtresat autentike të ndërtesës historike
👁11668
Nga Julia Vrapi Muzeu Etnografik në Durrës, që është i vendosur në shtëpinë muze të aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu është në një proces restaurimi. Muzeu ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019 dhe po restaurohet me fonde të Bashkimit Europian. Vlera e këtij objekti nuk është vetëm fakti se aty ka banuar aktori i famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu, por gjithashtu mbart vlera urbanistike, arkitekturore dhe historike. Dëmtimet e shumta që mori banesa dy katëshe me çardak, e ndërtuar në qendrën historike të qytetit, detyruan autoritetet që ta mbyllin për vizitorët dhe turistët. Prej disa kohësh ndërtesa...