Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Murtaja erdhi nga importi i pakontrolluar”/ Sëmundja te bagëtitë e imta, reagojnë fermerët: Kemi marrë masat tona
Për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes së murtajës tek dhentë, Agjencia e Shërbimit Veterinar ka ndërmarrë disa aksione ndërgjegjësuese me fermerë në zonat rurale. “Prej 4 ditësh kemi nisur takimet me fermerët në bashkëpunim me pushtetin vendor. Këto takime po zhvillohen me kryetarët e njësive administrative dhe kryepleqtë e fshatrave. Thelbi është sensibilizimi i të gjithë fermerëve për rëndësinë e kufizimit të përhapjes së kësaj sëmundje. Për momentin, e vetmja zgjidhje është bllokimi i lëvizjes së kafshëve dhe fermerët duhet ta kenë të qartë, pasi duhet të mbahen të izoluara në fermë dhe të shmangin kontaktet me fermat...