Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë ka nisur një seri takimesh informuese me fermerët në të gjitha njësitë administrative. Qëllimi është ndërgjegjësimi për rreziqet që sjell murtaja e bagëtive të imta dhe marrjen e masave parandaluese. Sot në Dajç, Velipojë dhe Bërdicë u zhvilluan takime me fermerët ku u diskutua për masat higjeno-sanitare, rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe u ofruan këshilla praktike për përballimin e situatës. Bashkia e Shkodrës thotë se ka hartuar një plan të detajuar takimesh në bashkëpunim me të gjithë aktorët lokalë e qendrorë. “Bashkia Shkodër dhe Ministria e Bujqësisë janë në...