Mungon vetëm zyrtarizimi, Ardon Jashari drejt Milanit. Ja shifrat e marrëveshjes finale

Mungon vetëm zyrtarizimi, Ardon Jashari drejt Milanit. Ja shifrat e marrëveshjes finale

5 Gusht 2025 14:13 Alfred Lleshi Pas më shumë se një muaji negociatash intensive dhe përplasjeve mes palëve, duket se është arritur më në fund marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugge për transferimin e Ardon Jasharit, mesfushorit premtues zviceran me origjinë shqiptare. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, drejtuesit kuqezinj dhe klubi belg kanë gjetur një akord të bazuar në 34 milionë euro si pjesë fikse, me shtesa prej rreth 3 milionë euro bonuse, disa prej të cilave të vështira për t’u arritur. Kjo shumë është më e ulët se 41 milionët e kërkuara fillimisht nga Brugge, por vullneti i fortë i Jasharit për të veshur fanellën e Milanit ka qenë vendimtar. Jashari është stërvitur normalisht mëngjesin e sotëm me shokët e skuadrës në Belgjikë,...