Mungon trajneri Kompany, por Bayern fiton pa problem në transfertë dhe rikthehet në krye (video)

Mungon trajneri Kompany, por Bayern fiton pa problem në transfertë dhe rikthehet në krye (video)

Bayern Munich ka fituar 1-3 ndaj Freiburg, në ndeshjen përmbyllese të javës së shtatë në Bundesligë. Bavarezët ishin në këtë takim pa trajnerin Vincent Kompany. Belgu ka shfaqur probleme shëndetësore javën e fundit. Në vend të tij, skuadra u drejtua nga zv.trajneri Aaron Danks. Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 16-të, me Dayot Upamecano. Francezi u tregua fantastik, ku pasi ndali në mënyrë perfekte aksionin e vendasve, u nis në kundërsulm dhe pas asistit të Michael Olise, Upamecano u “shndërrua” në një sulmues të mirëfilltë dhe dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 42-të, ishte radha e Serge Gnabry për të dyfishuar shifrat, pas një aksioni të shpejtë të bavarezëve në krah dhe asistit perfekt të Nathaniel Broën. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për Bayern....