Mungoi kartoni i kuq për Guler, shpërthen ish-arbitri: Patetike, kjo është gënjeshtër e La Liga-s
19 Tetor 2026 13:54 Alfred Lleshi Indinjatë dhe mosbesim pas vendimit për të mos ndëshkuar me karton të kuq direkt Arda Güler, për një bërryl ndaj Peque, kur rezultati mes Real Madridit dhe Sevillas ishte 0-0. Madrilenët fituan 4-1, ndërsa turku shënoi golin e parë të ndeshjes. Polemikat u shtuan sepse VAR-i nuk e rishikoi episodin, pasi nuk kishte pamje të qartë të aksionit. Ish-arbitri Iturralde González reagoi ashpër në “Cadena SER”: “Është patetike, patetike. Le t’i lëmë mënjanë fjalët e bukura. Nëse pretendojmë se kemi kampionatin më të mirë në botë, nuk mund të kemi këtë nivel pamjesh filmike. Në një stadium të kategorisë më të lartë, me 32 kamera, nuk mund të mos kemi një pamje të qartë të një akti dhune. Kjo është...
Burimi:
telesport.al