Burimi:
Opinion.al

Mundësi kuqezi lë gjurmë në Kampionatin Europian, i dhuron medalje bronzi Shqipërisë
👁8106
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimhan Abakarov, ka arritur t’i dhurojë vendit tonë medalje bronzi në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.Lajmin e bëri të ditur vetë Federata Shqiptare e Mundjes, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Abakarov e fitoi medaljen, pasi triumfoi 11-0 në finalen për vendin e 3-të. Sjellim në kujtesë se Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61 kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2.