Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mund të ndizet një zjarr që askush s’mund ta kontrollojë”, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: T’i rikthehemi negociatave
Duke mbajtur fjalën e tij hapëse në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres, paralajmëron se me vazhdimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, bota po “vrapon drejt” një krize. “Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë”, tha ai. Guterres shton se beson se në qendër të konfliktit është “çështja bërthamore”. “Irani ka deklaruar vazhdimisht se nuk po kërkon armë bërthamore. Por le të pranojmë se ka një hendek besimi”, thotë ai. “Unë bëj thirrje për t’i dhënë fund luftimeve dhe për t’u rikthyer në negociata...