Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale
👁5441
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Sipas AMF-së, mbështetur në ligjin “Për Tregjet e Kapitalit” dhe ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj apo tregtimin e njësive digjitalë dhe/ose monedhave virtuale, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. “Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me...