Mozaikët e rrallë të Butrintit hapen për publikun deri më 15 gusht

Mozaikët e rrallë të Butrintit hapen për publikun deri më 15 gusht

Parku Kombëtar i Butrintit ka njoftuar hapjen për vizitorët të dy prej mozaikëve të tij më të çmuar: mozaikut të Termës Romake dhe atij të Gjimnazit. Të dy mozaikët do të jenë të ekspozuar për publikun deri më 15 gusht, pas së cilës do të mbulohen sërish për t’u mbrojtur.Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, administrata e Parkut fton qytetarët dhe turistët të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të parë nga afër dy vepra të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, të cilat qëndrojnë të mbuluara me rërë pjesën tjetër të vitit, për shkak të faktorëve natyrorë si niveli i...