Moviola e Juventus-Milan, pati faull ndaj Kolo Muani para golit të Cissé

Moviola e Juventus-Milan, pati faull ndaj Kolo Muani para golit të Cissé

7 Shtator 2026 8:10 Alfred Lleshi Një episod i dyshimtë u shfaq edhe në ndeshjen Juventus-Milan. Në aksionin që çoi më pas te goli i Cissé, diskutime shkaktoi kontakti mes Koni De Winter dhe Randal Kolo Muani. Mbrojtësi i Milanit ndërhyri për të ndalur sulmuesin francez dhe, nga pamjet, duket se pati një “step on foot” (shkelje mbi këmbë), ndonëse të pjesshëm. Thembra e djathtë e ish-lojtarit të Genoa prek pjesën e përparme të këmbës së Kolo Muani. Kontakti ekziston, por mund të jetë konsideruar shumë i lehtë për një ndërhyrje të VAR-it në monitor, sipas udhëzimeve të reja të Orsatos. Një vit më parë, me shumë gjasa do të anulohej goli kuqezi që erdhi në vijim të aksionit. Spalletti, megjithatë, nuk u ankua: “Mariani...