Mourinho përjashton mundësinë e huazimit në janar dhe “djeg” në stol talentin brazilian: Është më mirë këtu!
14 Tetor 2026 10:15 Telesport Trajneri i Real Madrid, José Mourinho, ka shuar spekulimet rreth një huazimi të mundshëm të Endrick në janar, lojtar që ka zgjuar interesimin e Milan dhe Roma në Serie A. Në një prononcim për “TNT Sports Brazil”, trajneri portugez e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta lejojë sulmuesin brazilian të largohet. “Ai pësoi një dëmtim gjatë fazës përgatitore që e la jashtë fushave për më shumë se një muaj. Është e vërtetë që nuk i kam dhënë një mundësi reale që kur u rikuperua”, tha Mourinho. Më tej, portugezi tha: “Ai ishte gati të hynte në lojë kundër Villarreal, por më pas ne shënuam dhe, duke qenë me një lojtar më pak, është krejt normale që trajneri të...
Burimi:
telesport.al