Mourinho nuk e ka për zemër, Endrick “prenoton” huazimin në janar që tani në Serie A

Mourinho nuk e ka për zemër, Endrick “prenoton” huazimin në janar që tani në Serie A

10 Shtator 2026 20:25 Telesport Braziliani Endrick dhe trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, duket se nuk kanë një marrëdhënie dhe aq të mirë mes tyre. Portugezi preferon Carlos Espi më shumë si zëvendësues në sulm dhe minutat për brazilianin po mungojnë këtë fillim sezoni. Në këtë situatë, në Madrid po mendojnë që tani për huazimin e Endrick gjatë merkatos së janarit. The Athletic zbulon se destinacioni i mundshëm i Endrick pritet të jetë Serie A. Dy klube shumë të interesuara për Endrick janë Roma dhe Milan, të cilat e kërkuan edhe gjatë merkatos së verës, por transferimi nuk u bë dot i mundur.