Mourinho: Mund të fitonim me fat ndaj Barcelonës, por fituam me qetësi dhe plot meritë
Real Madridi fitoi një “El Clásico” dramatike, të vendosur vetëm në minutat e fundit. Dy gola të Mbappé mposhtën përpjekjet e Barcelonës, që reagoi me Raphinha. Në konferencën për shtyp, José Mourinho analizoi fitoren që e afron Realin në tri pikë nga katalanasit. Fitorja- “Ishte një ndeshje e madhe, e nivelit të lartë. Dy skuadra që luajnë për të fituar. Djemtë tanë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke qenë të organizuar dhe kurajozë përballë një kundërshtari që ushtron shumë presion. Patëm mundësi të shënonim golin e dytë, si në rastin kur Jude dhe Kylian u gjendën dy kundër një. Barcelona reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, por ne ruajtëm qetësinë. Një fitore e madhe e lojtarëve. Arbitri zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. VAR-i ishte...
Burimi:
telesport.al