Mourinho iu jep të gjithëve leksionione, “Special One” është kthyer në makthin e “Camp Nou”

Mourinho iu jep të gjithëve leksionione, “Special One” është kthyer në makthin e “Camp Nou”

26 Tetor 2026 9:19 Alfred Lleshi “Camp Nou” kishte arsye që t’i frikësohej Mourinhos. Rikthimi i trajnerit portugez në Barcelonë, sërish në krye të Real Madridit, ngjalli pritshmëri të mëdha, por edhe shqetësim te tifozët katalanas. Dhe Mou e bëri sërish: pushtoi “Camp Nou” për herë të katërt, duke fituar një ndeshje vendimtare për titullin, pavarësisht mungesave të rëndësishme dhe vështirësive të të tijve në fillim të sezonit. Tetori perfekt – “El Clasico” ishte një ndeshje pa kthim për Real Madridin, që konfirmoi rikthimin në formë. Fitorja mund të shënojë një pikë kthese për skuadrën: 5 fitore radhazi, fundi i ecurisë së pamposhtur të Barcelonës në La Liga dhe ngushtimi i diferencës në vetëm tri pikë. Real Madridi i shkaktoi Barcelonës humbjen e dytë radhazi,...