Mourinho e ka “gozhduar” në stol, Milan siguron “PO” nga sulmuesi brazilian për janarin

Mourinho e ka “gozhduar” në stol, Milan siguron “PO” nga sulmuesi brazilian për janarin

Te Milan diçka po lëviz në tregun e transferimeve. Pushimi i gjatë për ndeshjet e kombëtareve u dha mundësi kuqezinjve t’ia kushtonin vëmendjen merkatos, duke arritur një marrëveshje paraprake pas një ndjekjeje të gjatë. Bëhet fjalë për Endrick, një lojtar shumë i kërkuar nga Roma dhe Aston Villa. Zhvillimi i ri është premtimi e gatishmëria e sulmuesit brazilian për të kaluar në huazim te Milanello, me qëllim që të fitojë minuta loje dhe të përpiqet të rigjallërojë karrierën e tij. Statistikat tregojnë se ai ka regjistruar vetëm katër minuta lojë deri më tani këtë sezon me Real Madrid. Pra, ai nuk është as zgjedhja e parë dhe as e dyta. Ose, thënë ndryshe, Mourinho nuk është veçanërisht i entuziazmuar me të. Mourinho nuk e aktivizon,...