Motra e Cristiano Ronaldos zbulon arsyet pse ylli portugez mungoi në funeralin e Diogo Jotës

Motra e Cristiano Ronaldos zbulon arsyet pse ylli portugez mungoi në funeralin e Diogo Jotës

Cristiano Ronaldo është kritikuar për mungesën e tij në ceremoninë mortore të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silva, të cilët humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti me makinë në Spanjë. Ceremonia e përbashkët u mbajt të shtunën në kishën Matriz de Gondomar, me pjesëmarrjen e figurave të njohura si Arne Slot, Jordan Henderson dhe Virgil van Dijk. Por mungesa e Ronaldos solli reagime të shumta, të cilave iu përgjigj motra e tij në rrjetet sociale. Ajo tha se Ronaldo vendosi të mos marrë pjesë për të mos tërhequr vëmendjen e mediave, duke kujtuar edhe përvojën e tyre personale...
Burimi: Javanews.al