Motovun (Montona), është një qytet i vogël i fortifikuar në Istria qendrore, Kroaci

Motovun (Montona), është një qytet i vogël i fortifikuar në Istria qendrore, Kroaci

Jahja Drancolli Motovun (Montona), është një qytet i vogël i fortifikuar në Istria qendrore, Kroaci. Konsiderohet ndër qytetet mesjetare të Istrias më të ruajtura! Pjesa më e vjetër e qytetit është në majë të një kodre të pjerrët (277 m), mbi luginën e lumit Mirna. Rrethohet me mure (shek. XIII-XIV). Në qendër të qytetit hyhet përmes portës së qytetit me tipare gotike të hershme (shek. XIV). Në sheshin kryesor ka një kambanore katërkëndore romane-gotike (shek. 13/14) dhe një bastion i Rilindjes me një portë qyteti (1539–47). Falë pozicionit qendror në Istria, Motovun është zhvilluar si një vendbanim i rëndësishëm strategjik që nga Mesjeta. Është përmendur për herë të parë në vitin 804 me emrin Montona. viti Në vitin 1278, qytetarët e Motovunit, pas një rebelimi...