Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi
Një aksident ka ndodhur në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Për pasojë, është plagosur drejtuesi Dhimitër Malaj 28 vjeç. Ai është transportuar me automambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, 28 vjeçari ka plagë në kokë e në këmbë. Për rrjedhojë mjeku kirurg për mjekim të specializuar e ka shtruar në pavionin e kirurgjisë.Policia e qarkullimit që shkoi menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Burimi:
javanews.al