Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 31 korrik 2025…
Ditën e sotme 31 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra. Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë. Shënim: Disa imazhe gjenden...