Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 1 qershor 2025…
👁14298
Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi rajonin e Ballkanit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të sjellin një tjetër rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore...