Burimi:
Javanews.al

Moti sot me kthjellime e vranësira, ulen temperaturat
👁7525
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht në veri në pjesën e parë të ditës, të cilat do të pasohen me reshje bore me intensitet të ulët të karakterit lokal në male. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 9°C, në...