Moti i keq, policia apel për kujdes: Dëbora vështirëson qarkullimin në veri të vendit

Moti i keq, policia apel për kujdes: Dëbora vështirëson qarkullimin në veri të vendit

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës, Policia e Shtetit ka bërë një thirrje për kujdes të shtuar ndaj drejtuesve të mjeteve. Autoritetet rekomandojnë uljen e shpejtësisë, ruajtjen e distancës së sigurisë, si dhe ndjekjen e udhëzimeve të Policisë Rrugore, për të parandaluar aksidentet dhe bllokimet në rrugë. Policia thekson që udhëtimet e panevojshme, veçanërisht në zonat malore, duhet të shmangen. Për ata qytetarë që detyrimisht duhet të udhëtojnë, mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë. Aktualisht, borëpastrueset dhe fadromat janë në terren, duke punuar për pastrimin e...
Burimi: Sot.com.al