Moti i keq përfshin Kukësin, reshje dëbore në zonat malore dhe rënie gurësh në disa akse rrugore
Reshjet e shiut, rënia e temperaturave dhe mjegulla kanë përfshirë qarkun e Kukësit, ndërsa në zonat e larta malore janë regjistruar edhe reshje dëbore. Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka prekur të tria bashkitë, Kukësin, Tropojën dhe Hasin, duke krijuar vështirësi kryesisht në zonat e thella malore. Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, deri më tani nuk raportohen situata problematike apo emergjenca që kanë ndikuar ndjeshëm në përditshmërinë e banorëve. Megjithatë, reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh në disa segmente të rrugëve nacionale, veçanërisht në akset që përshkojnë zonat malore. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të kompanive të mirëmbajtjes, gurët janë larguar nga rruga, duke shmangur bllokimin e qarkullimit. Situata paraqitet e qëndrueshme edhe në Rrugën e Kombit, ku lëvizja e automjeteve vijon normalisht, pavarësisht reshjeve dhe kushteve të vështira...
Burimi:
gijotina.com