
Moti i keq godet Frakullën, breshëri dëmton pemët frutore
👁3712
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej ditësh kulmuan këtë të hënë me breshër në zonën e Frakullës, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Fermerët kanë shprehur shqetësimin e tyre, pasi pemtaria është dëmtuar plotësisht, duke rrezikuar prodhimin e këtij sezoni. Pamjet nga zona tregojnë se breshëri ka zbardhur tokat, duke lënë pasoja të rënda në kulturat bujqësore.
Burimi:
Sot.com.al